Në dyqan nuk mund të mbajmë çdo model, çdo ngjyrë dhe çdo masë. Prandaj kemi blerjen me porosi: produktin që do ta sjellim direkt nga magazina e Leone 1947 në Itali.
Hapat
- Na trego çfarë do. Modelin, ngjyrën dhe masën ose peshën (oz). Mund ta porositësh edhe direkt në faqe: kur produkti shfaqet “me porosi”, e sjellim nga Italia.
- Kontrollojmë gjendjen në Itali. Premtojmë vetëm produkte që Leone i ka në magazinë. Nëse nuk ka, ta themi menjëherë.
- Të japim çmimin dhe afatin. Afati varet nga porosia jonë e radhës te Leone dhe transporti nga Italia. Ta konfirmojmë kur bën porosinë.
- Paradhënia, vetëm kur duhet. Porositë deri në 30.000 lekë nuk paguajnë paradhënie. Porositë mbi 30.000 lekë paguajnë 50% paradhënie.
- Malli mbërrin, të njoftojmë. E merr në dyqan ose ta dërgojmë, dhe paguan pjesën që mbetet.
Nëse ndryshon mendje
- Porosi online ose në Instagram: vlen e drejta ligjore e kthimit brenda 14 ditëve.
- Porosi në dyqanin fizik: paradhënia bëhet kredi blerjeje, e vlefshme 6 muaj.
- Kur faji është yni (Leone nuk e ka produktin ose vonësa kalon afatin që të kemi dhënë): paradhënia të kthehet e plotë.
Pse kjo mënyrë?
Leone 1947 paguhet përpara për çdo porosi. Paradhënia për porositë e mëdha na lejon t’ju sjellim çdo produkt të katalogut, pa i rritur çmimet.
Pyetje?
Telefon: 069 604 5889 · Instagram: @leonestore.albania · Dyqani: Rruga e Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane, Tiranë.