Combat Sports Albania shpk është distributori ekskluziv i Leone 1947 për Shqipërinë dhe Kosovën. Çdo produkt që shet Leone Store Albania vjen direkt nga Leone 1947 në Itali, me faturë dhe me kodin zyrtar të produktit.
Çfarë fiton kur blen nga ne
- Produkte të certifikuara. Çdo artikull ka kodin dhe barkodin e Leone 1947 dhe vjen nga fabrika, jo nga ndërmjetës të panjohur.
- Këshillë nga një trajner boksi. Dyqanin e drejton Saimiri, ish-kampion i Shqipërisë, arbitër dhe trajner boksi. Të ndihmojmë të zgjedhësh peshën, masën dhe modelin e duhur.
- Provo para se të blesh. Në dyqanin tonë në Rrugën e Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane, në Tiranë, mund të provosh dorezat, këpucët dhe mbrojtëset.
- Çmime në lekë dhe pa doganë për ty. Ne merremi me importin, transportin dhe doganat. Ti paguan vetëm çmimin që sheh.
- Dërgesa të shpejta në Shqipëri dhe Kosovë. Në Tiranë brenda ditës, në qytetet e tjera 1–2 ditë (200 lekë). Në Kosovë 6 €, pa doganë për ty.
- Kthim brenda 14 ditëve. Për produkt të papërdorur, me paketimin e tij. Mbrojtëset e gojës dhe fashat e hapura nuk kthehen, për arsye higjiene.
- Edhe atë që s’e kemi në dyqan. Nëse modeli ose masa që do nuk është në dyqan, por është në magazinën e Leone në Itali, ta sjellim me porosi.
Si të mos blësh produkt fals
- Bli nga distributori zyrtar ose nga shitës të autorizuar.
- Kujdes nga çmimet shumë më të ulëta se zakonisht: një dorezë e mirë ka kosto të vërtetë.
- Kontrollo etiketën, kodin e produktit dhe cilësinë e qepjeve.
- Nëse ke dyshime për një produkt Leone, na shkruaj dhe të ndihmojmë ta kontrollosh.
Na gjen këtu
Dyqani: Rruga e Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane, Tiranë
Telefon: 069 604 5889
Instagram: @leonestore.albania