Rreth nesh

Nga ringu, për ringun.

Pas Leone Store Albania qëndrojnë njerëz që e njohin boksin nga brenda: si sportistë, si arbitra dhe si trajnerë. Ne zgjedhim pajisjet ashtu siç do t'i zgjidhnim për veten tonë.

Jemi distributori zyrtar ekskluziv i Leone 1947 për Shqipërinë dhe Kosovën. Shesim vetëm produkte origjinale, direkt nga Leone, Itali, prodhim italian që nga viti 1947.

Na gjeni në dyqanin tonë në Tiranë dhe online.